Partizani i Tiranës do të tentojë të bëjë mirë në Europë

Futboll

Partizani i Tiranës do të tentojë të bëjë mirë në Europë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 17:30
Partizani i Tiranës do të tentojë të bëjë mirë në Europë

Partizani e mbylli në vend të 3-të sezonin futbollistik dhe ‘’demat e kuq’’ janë në pritje të cilën skuadër do t’i rezervojë turi i parë i Ligës së Konferencës.

Shorti do të hidhet në datë 15 qershor ndërsa ndeshjet do të luhen ne datat 8 dhe 15 korrik.

Partizani do të ndeshet me një nga 30 skuadrat që do të ketë përballë në short, teksa në letër të kuqtë shihen të favorizuar në saj të emrave të kundërshtarëve.

Veçojmë këtu 5 kundërshtare shqiptar, Llapi nga Superliga, Struga dhe Sileksi nga Maqedonia e Veriut dhe Podgorica me Dediç nga Mali i Zi.

Asnjë skuadër nuk duhet nënvlerësuar, por Partizani do të tentojë të bëjë mirë në Europë këtë sezon.

Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit

Breidablik (Islandë)
St.Jozef (Gjilbraltari)
Milsami Orhei (Moldavi)
FC Urartu (Armeni)
Kauno Zalgiris (Lituani)
FK Rigas (Letoni)
Inter Turku (Finlandë)
Sileks (Maqedoni e Veriut)
Racing (Luksemburg)
Hesperange (Luksemburg)
Velez (Bosnje)
Bohemias ( Irlandë)
Sligo Rovers (Irlandë)
Struga (Maqedoni e Veriut)
FC Sfintul George(Moldavi)
Birkirkara (Maltë)
FC Noah (Armeni)
Valmiera (Letoni)
Ararat Jerevan (Armeni)
Glentoran (Irlandë e Veriut)
Dinamo Batumi (Gjeorgji)
Honka (Finlandë)
Dila Gori (Gjeorgji)
FC Gagra (Gjeorgji)
Sant Hulia (Andorrë)
KF Llapi ( Kosovë)
Mons Calpe (Gjibraltari)
Paide Linameskond (Estoni)
FK Dediç (Mal i Zi)
FK Podgorica (Mal i Zi)
Njutaun (Uells)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat