Diaz mund të vazhdojë të jetë lojtar i Milanit

Futboll

Diaz mund të vazhdojë të jetë lojtar i Milanit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:29
Diaz mund të vazhdojë të jetë lojtar i Milanit

Brahim Diaz mund të vazhdojë të jetë lojtar i Milanit.

Mesfushori i Real Madridit, Brahim Diaz mund të bëhet lojtar i përhershëm i Milanit.

Diaz ishte huazuar pa të drejtë blerje ku në sezonin e fundit shkëlqeu në fanellën “Rossonere”.

Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtari dëshiron qëndrimin në “San Siro” dhe Milani është i gatshëm të bëjë një ofertë për Realin, transmeton lajmi.

Fjala bëhet për një ofertë huazimi dy-vjeçar me obligim të blerjes përfundimtare në vitin e tretë.

Kjo do t’i konvenonte “Rossonerëve” që të mos shpenzonin shumë dhe të gjenin një mënyrë për të marrë lojtarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat