Guinea gjunjëzohet nga Kombëtarja e cila renditet më poshtë se Kosova në ranglistën e FIFA-s

Futboll

Guinea gjunjëzohet nga Kombëtarja e cila renditet më poshtë se Kosova në ranglistën e FIFA-s

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 20:25
Guinea gjunjëzohet nga Kombëtarja e cila renditet më poshtë se Kosova në ranglistën e FIFA-s

Guinea ka zhvilluar një miqësore para asaj me Kosovën.

“Elefantët Kombëtarë” janë takuar me Togon dhe kanë pësuar humbje me rezultat prej 2:0.

Golat që e vendosën fitoren e Togos erdhen nga lojtari Kodjo Laba, i cili në fillim realizoi në minutën e 10-të nga penalltia, ndërsa të dytin e shënoj në të 89′ minutë.

Togo gjendet prapa Kosovës në ranglistën e FIFA-s, në vendin e 133-të.

Me 8 qershor në Antalia të Turqisë, Kosova do të përballet pikërisht me Guinenë.

Dardanët me shtetin nga Afrika do të luajnë me një pjesë të madhe të lojtarëve nga Superliga, por që do të ketë edhe nga jashtë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat