Hoti: Për këto 7 vite u rritëm bashkë, fituam shumë tituj 

Futboll

Hoti: Për këto 7 vite u rritëm bashkë, fituam shumë tituj 

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:31
Hoti: Për këto 7 vite u rritëm bashkë, fituam shumë tituj 

Futbollisti Mendurim Hoti ndanë rrugët me klubin e futbollit Feronikeli nga Drenasi, ku kaloi periudhën më të mirë. 

“Faleminderit klubit të Feronikelit, presidentit dhe trajnerëve për ngrohtësinë e dhënë për  7 vite bashkëpunim. 
Së bashku kaluam shume minuta, kohë të bukura e kujtime të paharrushme të cilat u gdhendën për të qëndruar gjithmonë në memorien e secilit prej nesh. 

Për këto 7 vite u rritëm bashkë, fituam shumë tituj me të cilët i bëmë krenar ata që na përkrahen në çdo kohë. 

Faleminderit "Tigrat e zi" që ishit aty për mua , për ne të gjithëve për të na përkrahur. 

Faleminderit bashkëlojtareve dhe secilit pjesëtarë të klubit për ngrohtësinë, mirësjelljen dhe bashkëpunimin që kishim. 

Faleminderit të gjithë juve që keni besuar dhe në një menyre apo tjetrën keni qëndruar gjithmonë pranë meje.
Historia do të na bashkojë gjithmonë.
Një pjesë e imja do të jetë përherë me ju!”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat