Ditën e sotme, UEFA ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë ndeshjen hapëse Itali-Turqi në Kampionatin Europian.
Arbitër kryesor do të jetë holandezi Dani Makeli i cili më pare ka arbitruar finalen e Ligës së Europës ndërmjet Interit dhe Shaktarit vitin e kaluar.
Asisent do të jenë Hesel Stegstra dhe Jan de Vries ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë një femër, francezja Stefani Frapart.
Në VAR do të jetë Kevin Blom i cili gjithashtu është me origjinë holandeze. Ndeshja hapëse midis Italisë dhe Turqisë do të luhet në datën 11 qershor në ‘Stadio Olimpico’ të Romës në orën 21:00.
Itali-Turqi 11 qershor 2021, ora 21:00
Gjyqtar kryesor
Dani Makeli
Ndihmës-gjyqtar
Hesel Stegstra, Jan de Vries
Gjyqtar i katërt
Stefani Frapart
VAR- Kevin Blom.