Miku im Fadil, mungesa e jote po ndjehet kudo e në çdo moment 

Futboll

Miku im Fadil, mungesa e jote po ndjehet kudo e në çdo moment 

Nga: Ramush Gashi Më: 9 qershor 2021 Në ora: 17:36
Ramush Gashi dhe Fadil Vokrri

Tri vjet pa Ty miku im, mungesa e jote e pakompensueshme

Thonë se koha shëron plagët dhe zbut dhembjen, por unë as sesi nuk po e besojë këtë maksimë, sepse Tri vite kaluan që kur ke në amshim miku im, ndërsa në mua gjithnjë e më shumë po rritet malli dhe kujtimi për Ty po rritet gjithnjë e më shumë.

Miku im Fadil, mungesa e jote po ndjehet kudo e në çdo moment, mbase edhe pse kaluam bashkë kohë të gjatë.

Në mendjen time vërdallë me sillen kujtimet e besa edhe sfidat në kohë të vështira që u përballem për të arritur synimet tona. Kah do që shkojë, ku do që rri si hije me ndjekin kujtimet me Ty, me mveshen si tesha në trup, modestia, afërsia me njerëz, sinqeriteti, këmbëngulësia e jote dhe me bëhen si udhërrëfyes për të ecur përpara.

Vepra e jote dhe trashëgimia që na le për brezat që do të vijnë do të jenë udhërrëfyes i qartë se si punohet me përkushtim se si duhet dhe sakrifikohet për shtetin. Ti i shndërrove në legjendë e legjendat nuk vdesin kurrë, ndërsa lavdia dhe kujtimi për Ty janë të përjetshme e ne që jetuam e bashkëvepruam me Ty do të ndjehemi përjetë krenarë...
Autori është veprimtar i shquar i futbollit në diasporë dhe pjesë e kombëtares së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat