Merr fund telenovela, Barcelona të premten zyrtarizon goditjen e madhe!

Futboll

Merr fund telenovela, Barcelona të premten zyrtarizon goditjen e madhe!

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 17:34
Memphis Depay

Më në fund, telenovelës i  vjen fjala zyrtarizim! Pasi humbi Georginio Wijnaldum në momentet e fundit, Barcelona do të shlyejë gabimin me një prezantim tjetër…

Mesfushori holandez preferoi milionat e PSG-së, që i  ofroi trefishin e rrogës që i  propozonte klubi katalanas.

Ndryshe do të ndodhë me Memphis Depay. Sulmuesi holandez është një kërkesë e trajnerit Roland Koeman dhe presidenti Joan Laporta e ka gjetur akordin me agjentin e lojtarit.

Sport.es raporton se sulmuesi, i  cili vjen si lojtar i  lirë nga Lyon, do të zyrtarizohet ditën e premte si lojtari më i  ri i  skuadrës së Leo Messit.

Kontrata do të jetë për 3 vjet me një rrogë të konsiderueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat