​Manchester United arrin marrëveshje me Sanchon

Futboll

​Manchester United arrin marrëveshje me Sanchon

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 12:35
Jadon Sancho

Si duket telenovela mes “Djajve të Kuq” dhe Sanchos pritet të përfundojë këtë verë.

Gjiganti i Premier Ligës angleze, Manchester United ka arritur marrëveshje personale me kampin e sulmuesit anësor të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Spekulohet se “Djajtë e Kuq”, i kanë ofruar yllit anglez një marrëveshje që do ta shihte atë të qëndrojë deri në vitin 2026 në “Old Trafford”, dhe Sancho e ka pranuar menjëherë pa krijuar ndonjë problem.

Tani pritet që të fillojnë bisedimet me Borussia Dortmundin, ku kjo e fundit e ka bërë të ditur që nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk ofrohet dëmshpërblim prej 95 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat