Performanca para startit të EURO 2020, ”Sky Sport” zgjedh këngëtarin shqiptar

Futboll

Performanca para startit të EURO 2020, ”Sky Sport” zgjedh këngëtarin shqiptar

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 18:01
Performanca para startit të EURO 2020, ”Sky Sport” zgjedh këngëtarin shqiptar

Mbrëmjen e nesërme starton Kampionati Europian me ndeshjen hapëse Itali-Turqi e cila do të luhet në ‘’Stadio Olimpico’’ të Romës.

Ceremonia hapëse e kompeticionit do të startojë dy orë para me performancën e disa prej artistëve më me zë botëror.

Por hapësirë në këtë kompeticion do të ketë dhe për këngëtarin shqiptar, Ermal Meta. Kënga e Metës e titulluar ‘’Uno’’, është zgjedhur nga gjigandi mediatik”Sky Sport{ si këngë e cila do të shoqërojë shikuesit gjatë gjithë kompeticionit.

E lançuar vetëm një muaj më parë, kënga flet për futbollin dhe të dëshirën e të rinjve për tu bërë futbollist.

Ermal Meta është një këngëtar shumë i njohur në Itali, ku kulmin e tij e arriti me fitoren e festivalit të madh ‘’SanRemo’’.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat