Bekim Topanica: Shoferin e goditën me shuplakë, duke i thënë, a e din ti që këta luajnë për Republikën e Kosovës

Futboll

Bekim Topanica: Shoferin e goditën me shuplakë, duke i thënë, a e din ti që këta luajnë për Republikën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 qershor 2021 Në ora: 20:00
Bekim Topanica: Shoferin e goditën me shuplakë, duke i thënë, a e din ti që këta luajnë për Republikën e Kosovës

Sportistët shqiptarë kanë bërë sakrifica të mëdha në vitet e 90-ta (1991-1999), për të mbajtur gjallë çdo disiplinë sportive.
Pushtuesit serb sulmonte në të gjitha anët dhe e pengonte çdo gjë shqiptare.

Bekim Topanica i takon Gjeneratës së Republikës dhe si futbollist me sukses është paraqitur për ekipin Liria (Fushë Kosova).
Topanicës i kujtohen shumë raste të dhunës së shfrenuar nga regjimi serb, por e veçon një rast se si e rrahëm drejtuesin e automjetit.    

“Kam pas shumë raste, por njëherë e kanë pas rrah shoferin e kombit, që na çonte nëpër lojë. Milicia serbe na ndali dhe na i gjetën këpucët sportive, aty na kërcënuan. 

Shoferit ja dhanë një shuplakë duke i thënë: A e din ti që këta luajnë futboll për Republikën e Kosovës.

Vet unë kam ikë në Dobrevë, në lojë kundër Prishtinës, se donin me fol me kapitenin. Shumë ishim në rrezik.

Çdo herë na kanë provokuar dhe kërcënuar”, tregon Topanica për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish mesfushori është krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës dhe iu kundërvunë regjimit serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat