Testin e parë kampioni i Maqedonisë do ta ketë me Prishtinën

Futboll

Testin e parë kampioni i Maqedonisë do ta ketë me Prishtinën

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 22:59
Testin e parë Shkëndija do ta ketë me Prishtinën

Më 15 qershor mësojnë rivalin për eliminatoret e Champions League në futboll, ndërsa një ditë më vonë Shkëndija nga Tetova startojnë serinë prej 4 ndeshjeve kontrolluese.

"Kuqezinjtë vazhdojnë fazën përgatitore me tempo të shtuar, pasi ekipi la pas ditët e para kur futbollistët realizuan matjet dhe ekzaminimet mjekësore. Tashmë akcenti është hedhur në ngritjen e nivelit të përgatitjes fizike dhe skuadra deri tani po i përgjigjet pozitivisht plan programit të stafit teknik. 

Në kushte kur vazhdojmë të jetojmë në praninë e pandemisë me COVID-19, skuadra për të dytin vit me rradhë ‘thyen’ standardin e realizimit të fazës përgatitore verore jashta vendit dhe ashtu si vitin e shkuar edhe tani do të punojmë në vendin tonë. 

Më 15 qershor do të mësojmë emrin e rivalit të parë për eliminatoret e UEFA Champions League, ndërsa një ditë më vonë (16 qershor) startojmë serinë prej 4 ndeshjeve kontrolluese përmes së cilave do të kërkohet gjetja e formës ideale para paraqitjeve europiane. 

Testin e parë skuadra e Ernest Gjokës do ta ketë me Prishtinën (16 qershor-Prishtinë), pastaj vazhdojmë me Shkupin (21 qershor-Ohër), para duelit të tretë me Laçin e Shqipërisë (25 qershor-Ohër) dhe provës gjenerale me FC CSKA 1948 të Bullgarisë (29 qershor-Bansko/Bullgari), para startit të eliminatoreve të UEFA Champions League", njofton KF Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat