Tre shqiptarë me përvojë e gjashtë për herë të parë në Kampionatin Evropian 

Futboll

Tre shqiptarë me përvojë e gjashtë për herë të parë në Kampionatin Evropian 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:44
Tre shqiptarë me përvojë e gjashtë për herë të parë në Kampionatin Evropian 

Gati një formacion me shqiptarë në Kampionatin Evropian 2020! 

Tre prej tyre janë me përvojë e gjashtë për herë të parë në garën me të madhe të Kontinentit të Vjetër.

Futbollistët Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi me përvojë, me Kombëtaren e Zvicrës synojnë më të mirën.

Gjashtë shqiptarë që janë për herë të parë në ngjarjen më të madhe, Arian Ademi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Egzon Bejtullai, Visar Musliu dhe Ferhan Hasani, me Maqedoninë synojnë të bëjnë befasi.

Zvicra është në grupin A me Turqinë, Italinë dhe Uellsin. 

Zvicra nesër (15.00) takohet me Uellsin e Gareth Bales. 

Maqedonia e Veriut është në grupin C me Austrinë, Holandën dhe Ukrainën. Maqedonia e Veriut do të luajë me 13 qershor (18.00) kundër Austrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat