Laçi, Teuta dhe Partizani drejt Maqedonisë së Veriut

Futboll

Laçi, Teuta dhe Partizani drejt Maqedonisë së Veriut

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:17
Shkëndija

Ekipet shqiptare, kryesisht ato që luajnë në Kuopat e Europës kanë nisur fazën e parë të përgatitjeve dhe nga sa mësohet kanë planifikuar edhe vendin se ku do të zhvillojnë fazën përgatitore.

Skuadra e kurbinase do të përballet me ish-skuadrën e trajnerit Shpëtim Duro ose kampionët në fuqi, shqiptarët e Shkëndisë së Tetovës.

Laçi, Teuta dhe Partizani kanë programuar të zhvendosen drejt Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar një minifazë përgatitore në prag të ndeshjeve në kupat e Europës.

Në këto kushte ato do të zhvillojnë miqësore me skuadrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Momentalisht në mediat në vendin fqinj raportohet se Teuta dhe Partizani do të luajnë kundër Struga Trim&Lum. Laçi luan në 25 qeriosh me tetovarët kuqezi, ndërsa ende nuk dihet data se kur luhen testet e Teutës dhe Partizanit me  struganët...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat