Fanella e Depay në dyqanin e Barcelonës, tani s’ka më dyshime për këtë transferim

Futboll

Fanella e Depay në dyqanin e Barcelonës, tani s’ka më dyshime për këtë transferim

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 17:38
Memphis Depay

Barcelona është shumë pranë transferimit të Memphis Depay dhe ky lajm vjen nga vetë klubi katalanas, që ndoshta e ka zbuluar pa dashje këtë fakt.

Sot në dyqanin zyrtar online të Barcelonës kanë dalë në shitje fanella të ish-sulmuesit të Olympique Lyon. Ky detaj është vënë re menjëherë nga tifozët dhe mediet.

Pas kësaj Barcelona e hoqi këtë seksion në webin e saj dhe për momentin dyqani zyrtar i katalanasve nuk funksionon, duke e interpretuar si një gabim këtë lëvizje.

Image

Gjithsesi tashmë është fakt se Barcelona po bëhet gati për prezantimin e holandezit, që do jetë afrimi i katërt i katalanasve, pas Agueros, Garcias dhe Emerson Royal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat