Finlanda fiton sfidën që shkaktoi panik në tërë botën

Futboll

Finlanda fiton sfidën që shkaktoi panik në tërë botën

Nga: Kemajl Goca Më: 12 qershor 2021 Në ora: 21:29
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Finlandës fiton sfidën që shkaktoi panik në tërë botën, kur në minutën e 43-të, lojtari danez Christian Eriksen mbetet pa ndjenja në fushë dhe u transportua në spitalin në Kopenhagë. 

Gjendja e Eriksenit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. 

Ndeshja u ndërpre për 1 orë e 45 minuta dhe rifillon në orën 20.30.  Në minutën e 60-të, futbollisti Joel Pohjanpalo realizon për fitoren e finlandezëve.

Në minutën e 75-të, Pierre-Emile Hojbjergi dështon nga penalltia, danezët lëshojnë mundësinë e artë që të barazojnë rezultatin.

Finlanda starton me fitoren në grupin B të Kampionatit Evropian, ndërsa Danimarka mbetet duarthatë dhe sigurisht tmerrin që përjetuan me rastin Eriksen ka ndikuar edhe në lojën e tyre.
  
Danimarka – Finlanda 0:1
Stadiumi "Parken" në Kopenhangë.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia). 
Shënues: Joel Pohjanpalo (60’).
Kartona të verdhë: Lod, Sparv.
Danimarka: Schmeichel, Wass (Strygen Larsen 76’), Kjaer (Vestergaard 63’), Christensen, Maehle, Höjbjerg, Eriksen, Delaney (Cornelius 76’), Poulsen, Wind (Skov Olsen 63’) dhe Braithwaite.
Finlanda: Hradecky, Raitala (Vaisanen 90’), Toivio, Arajuuri, O'Shaughnessy, Uronen, Lod, Sparv (Schuller 77’), Kamara, Pohjanpalo (Forss 84’) dhe Pukki (Kauko 77’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat