Xhaka ndryshon pamjen në evropian, gruaja e tij mbetet e shokuar

Futboll

Xhaka ndryshon pamjen në evropian, gruaja e tij mbetet e shokuar

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 14:21
Granit Xhaka

Granit Xhaka ndodhet me Përfaqësuesen e Zvicrës në Kampionatin Evropian, ku tanimë ka zhvilluar ndeshjen e parë.

Kapiteni i helvetikëve për momentin ndodhet në Romë ku po përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Italisë.

Por ai ka befasuar të gjithë me pamjen e re, pasi ka ndryshuar krejtësisht ngjyrën e flokëve.

Xhaka është bërë biond dhe me të ndryshuar pamjen ka vendosur ta befasojë bashkëshorten e tij Leonitën.

Mesfushori i Arsenalit ka thirrur me kamerë në ‘Facetime’ Leonitën derisa ajo është shokuar nga pamja e tij e re.

Gjithsesi Xhaka ka vendosur që ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjete sociale befasinë që i bëri Leonitës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat