Hoqi dorë nga profesioni për familjen, kush është partnerja e Eriksen, që preku zemrat e të gjithëve

Futboll

Hoqi dorë nga profesioni për familjen, kush është partnerja e Eriksen, që preku zemrat e të gjithëve

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 23:10
Sabrina Kvist Jensen

Arresti kardiak që pësoi Christian Eriksen në ndeshjen e parë që Danimarka, luante në “Euro 20”, ka tronditur të gjithë botën.

Një veprim që mori vëmendjen e miliona shikuesve të sportit më të ndjekur në botë, ishte futja me shpejtësi në fushën e lojës, të bashkëshortes së tij, Sabrina Kvist Jensen.

Kjo e fundit, fillimisht, besoi se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë, ndërsa më vonë u mësua se gjendja e lojtarit ishte e stabilizuar dhe jashtë rrezikut.

Por kush është partnerja e Christian, Sabrina?

Christian dhe Sabrina janë njohur në Holandë, ku asokohe, futbollisti luante për Ajax.

Sabrina, ishte një parukiere profesioniste, por përtej kësaj, vendosi të hiqte dorë nga profesioni për të ndjekur bashkëshortin në aventurën e tij të re në Tottenham, në vitin 2013. Në Londër ajo u bë mikeshë e ngushtë me gruan e sulmuesit Harry Kane, Katie Woodland.

Ndërsa, tanimë, ajo jeton me Christian në Milano, pasi fantazisti mbron ngjyrat e ekipit të Interit.

Christian është njohur me Sarbrinën, kur kjo e fundit ishte 18 vjeçe. Përkundër rrogës së lartë që futbollisti përfiton, ata kanë shmangur jetën mes luksit, udhëtimeve apo veshjeve të markave më të njohura, duke preferuar një jetë të qetë.

Sabrina aktualisht i ka shkëputur marrëdhëniet me punët dhe kujdeset për fëmijët e saj me të Eriksen, një djalë 3 vjeç dhe një tjetër foshnjë që ka ardhur në jetë në janar të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat