Zeqiri: Suedia ishte ekskluzivisht në mbrojte për të mos pranuar gol

Futboll

Zeqiri: Suedia ishte ekskluzivisht në mbrojte për të mos pranuar gol

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 00:29
Arben Zeqiri

Opinionisti sportiv, Arben Zeqiri tha se faturën e mos ftuarjës së asnjë lojtari të Real Madridit tek Spanja, në fund do ta marr trajneri, Luis Enrique.

“Është hera e parë që Spanja luan pa lojtarë të Real Madridit. Ka qenë pak ndryshe mos thirrja e Nachos, por faturën në fund e merr me vete trajneri i Spanjës, pasi ai krijon filozofin e lojës që dëshiron të luajë. Ne pamë një ndeshje me posedim të madh të topit të Spanjës”.

Zeqiri komentoi edhe lojën Spanjë – Suedi, ku tha se statistikat ishin për të parët, por në fund rezultati ishte kryesori.

“Mënyra se si luan Spanja duke bërë presion lartë, me krahë, është mënyrë e tillë e lojës që ndoshta gjithkush i nënshtrohet lojës së tyre. Statistikat tregojnë më mirë, ku kishte afro 800 pasime me shumë por që nuk vlejnë asgjë, kur rezultati ishte 0:0. Kurse Suedia tentonte të vinte lehtë tek gola e Spanjës me disa kundër zbritje. Suedia në këtë duel ishte e koncentruar ekskluzivisht në mbrojte për të mos pranuar gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat