KF Shkëndija: NS Mura nga Sllovenia është kundërshtari i 22-të i yni

Futboll

KF Shkëndija: NS Mura nga Sllovenia është kundërshtari i 22-të i yni

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 13:34
KF Shkëndija: NS Mura nga Sllovenia është kundërshtari i 22-të i yni

NS Mura nga Sllovenia është kundërshtari i 22-të i kuqezinjëve në duelet evropiane në këtë pjesëmarrje jubilare të 10-të të Shkëndijës në Kupat e Evropës, e teta e njëpasnjëshme dhe e katërta në eliminatoret e kompeticionit më të rëndësishëm europian, UEFA Champions League.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës për kundërshtar të kuqezinjëve caktoi kampionin e Sllovenisë, NS Mura.

Ndeshja e parë është caktuar të luhet më 6/7 korrik në Shkup, ndërsa takimi i kthimit në Slloveni do të luhet më 13/14 korrik.

Pas hedhjes së shortit trajneri Gjoka ka komentuar kundërshtarin dhe pritjet e Shkëndijës nga duelet me NS Mura, shkruan në faqen e Shkëndijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat