Selektori i Italisë ka frikë nga Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës

Futboll

Selektori i Italisë ka frikë nga Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 13:49
Selektori i Italisë ka frikë nga Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës

Selektori i Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se pret që skuadra e tij të përballet me një Zvicër shumë të fortë në ndeshjen e dytë në grup në Kampionatin Evropian 2020 të mërkurën.

Italia e Mancinit e nisi furishëm evropianin duke e mposhtur bindshëm 3:0 Turqinë në ndeshjen hapëse të premten.

Derisa italianët i fituam tri pikët e para lehtësisht, Zvicra – e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri – nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 me Uellsin.

Mancini tha se dëshiron ta sigurojë kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro sa më shpejt, por beson se Zvicra do të jetë sfidë e vështirë për t’u tejkaluar për Italinë.

“Ndeshja kundër Zvicrës do të jetë e vështirë, sepse është ekip i shkëlqyeshëm me shumë lojtarë të cilët dinë sesi ë luajnë”, tha Mancini në një konferencë për media të martën.

“Trajneri i tyre është me përvojë, ne presim ndeshje të vështirë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat