Gjoka: Mura shumë e fortë fizikisht

Futboll

Gjoka: Mura shumë e fortë fizikisht

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:03
Gjoka: Mura shumë e fortë fizikisht

Menjëherë pas hedhjes së shortit të raunit të parë kualifikues të Champions League, trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Ernest Gjoka, dha komentin e tij për kundërshtarin, Muran e Sllovenisë.

“Mura është një ekip i fortë, vjen nga një kampionat që shquhet për përgatitje fizike të lartë. Jemi të përgatitur, ishim koshientë që në Ligën e Kampionëve nuk ka ndeshje të lehta dhe nuk ka ekipe të lehta. Do ta studiojmë akoma më shumë, do ta studiojmë deri në detaje, do të përgatitemi për të ecur përpara në bazë të strategjisë tone”.

Faza përgatitore: “Ne kemi bërë një planifikim të fazës përgatitore, që është gati katër javë. Java e pestë do të fokusohet te përgatitja e ndeshjes së parë të Championsit. Do të jemi gati. Nesër skuadra do të fillojë të reagojë gradualisht.

Ndeshjet e tjera janë më 21, 25 dhe 29. Mendoj dhe besoj se do të jemi të gatshëm për ta sjellë skuadrën në një formë fizike të shpejtë dhe ta përballojmë si duhet garën e parë.

Shkëndija, pritëse në të parën: “Ndeshja e parë në shtëpi ka edhe të mirën e vet. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm, të fitosh dhe të mos pësosh. Ana negative është se ndeshjen e kthimit do ta përgatitësh ndryshe. Nga ana psikologjike ka dy lloj përgatitjesh. Uroj që ndeshja e parë të jetë një start i forte yni, po të jetë e mundur, ta mbyllim llogarinë që në fushën tonë. E përsëris, Mura ka një skuadër shumë të fortë fizike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat