Tirana i rrëmben një lojtar Shkupit!

Futboll

Tirana i rrëmben një lojtar Shkupit!

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 19:12
Tirana i rrëmben një lojtar Shkupit!

Tirana është rikthyer te pista Matej Cvetanovski. “Bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare e kishin kërkuar edhe vjet sulmuesin 23 vjeçar, i cili në fund vendosi ti thotë “PO”, FC Shkupit.

Edhe pse kontrata e Cvetanoskit me skuadrën nga Çairi skadon dhjetorin e vitit 2022, i njëjti lidhet me një kalim në Superligën shqiptare dhe konkretisht me Tiranën, aty ku luajnë edhe dy ish shokët e tij nga Vardari, Kristijan Toshevski dhe Filip Najdovski.

I bashkuar me Shkupin në janarin e këtij viti, 23 vjeçari Cvetanoski zhvilloi 14 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe dhënë një asist.

Ndryshe në elitën e futbollit tonë vendor, ku përveç Shkupit, ka luajtur edhe me Vardarin, Makedonija GJ.P dhe Pelisterin, Matej Cvetanoski, numëron 138 ndeshje, 16 gola dhe 18 asiste..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat