​Nesër ndeshja Danimarkë – Belgjikë, diçka speciale do të ndodh në fushë

Futboll

​Nesër ndeshja Danimarkë – Belgjikë, diçka speciale do të ndodh në fushë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 19:21
Christian Eriksen

Në kuadër të Grupit B të Kampionatit Evropian Euro 2020 nesër nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Danimarkës dhe Blegjikës.

Danimarka vjen në këtë sfidë pas humbjes nga Finlanda në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0 dhe për më tepër në atë ndeshje ndodhi edhe momenti i vështirë kur mesfushori Christian Eriksen pësoi arrest kardiak dhe ra pa ndjenja në fushë.

Pikërisht në lidhje me këtë ngjarje ka të bëjë edhe gjesti që do të bëhet nesër në minutën e 10 të ndeshjes ku Kombëtarja e Belgjikës ka bërë të ditur se loja do të ndalet në minutën e 10-të si mbështetje për mesfushorin e Interit.

Eriksen tani raportohet se është në gjendje më stabile dhe po vazhdon te rikuperohet edhe më tutje në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat