Bardhi: Do të shkojmë në Amsterdam për të konfirmuar cilësinë e kësaj gjenerate

Futboll

Bardhi: Do të shkojmë në Amsterdam për të konfirmuar cilësinë e kësaj gjenerate

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2021 Në ora: 13:36
Bardhi: Do të shkojmë në Amsterdam për të konfirmuar cilësinë e kësaj gjenerate

Maqedonia pësoi humbjen e dytë në Kampionatin Evropian, këtë herë u mund me 2:1 nga Ukraina. 

Futbollisti Enis Bardhi thotë se pavarësisht disfatës, janë krenarë për lojën e treguar në pjesën e dytë të ndeshjes me ukrainasit.

"Në pjesën e dytë kemi treguar shumë forcë, kemi treguar se mund të luajmë kundër ekipeve të forta. Kemi edhe një ndeshje tjetër, do të luajmë deri në fund për prestigj dhe të konfirmojmë cilësinë e kësaj kombëtare”, tha mes të tjera Bardhi, duke shtuar: "Unë mendoj se kjo skuadër përdorë mirë gjithë forcën sulmuese që ka. 

Me Goranin, me Elifin, me Acen dhe me mua mund të krijojmë shumë probleme. Unë mendoj se duhet të jemi krenarë".

Maqedonia do të luajë ndeshjen e saj të fundit të Kampionatit Evropian me 21 qershor kundër Holandës në stadiumin  ‘Johan Cruyff Arena’ në Amsterdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat