Prishtina karantinohet

Futboll

Prishtina karantinohet

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 23:05
Prishtina karantinohet

Skuadra e Prishtinës sot ka mbërritur në Tiranë ku është akomoduar dhe karantinuar në "White Dream Hotel".

"Para nisjes për në Shqipëri, skuadra është testuar në laboratorin e specializuar "EuroLab" ku të gjithë anëtarët e ekspeditës kanë dalë negativ.

Pasdite nga ora 18, në fushën ndihmëse të KF Tirana në "Skënder Halili", skuadra kreu seancën e parë stërvitore, aty ku do të stërvitet edhe nesër për të kaluar pastaj në stadiumin "Selman Stërmasi" dhe në "Elbasan Arena"", njofton FC Prishtina.

Prishtina është gati për sfidën parakualifkuese në Champions League, kundër skuadrës nga San Marino Folgore, e cila luhet me 22 qershor (20.00) në Elbasan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat