Muharrem Jashari i kundërpërgjigjet Bekit: Nuk është vërtetë që jam takuar me Dritën në aeroport

Futboll

Muharrem Jashari i kundërpërgjigjet Bekit: Nuk është vërtetë që jam takuar me Dritën në aeroport

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 10:02
Muharrem Jashari dhe Abedin Zeka

Përfundoi mbrëmë një prej transferimeve më të mëdha në këtë afat kalimtar.

Muharrem Jashari u zyrtarizua te nën-kampionia Drita, anipse për ish-futbollistin e Trepçës ‘89, lufta ishte tejet e ashpër.

Jashari parimisht kishte një marrëveshje me Gjilanin, por në momentet e fundit, u përcaktua për ngjyrat bardhë e kaltër.

Në një intervistë presidenti i 89-shit, Abedin Zeka, tha se Drita kishte dalë në aeroport për ta bindur Jasharin kur ai u kthye nga grumbullimi që kishte Kombëtarja e Kosovës në Turqi.

Megjithatë, Jashari thotë se kjo nuk është e vërtetë.

“Nuk është aspak e vërtetë që jam takuar me Dritën në aeroport. Me të zbritur në aeroportin e Prishtinës, jemi kthyer me shokë për në shtëpi, s’jam takuar me askënd”, tha shkurtimisht Jashari.

Me transferimin te Drita, mesfushori 23-vjeçar është bërë një prej futbollistëve më të shtrenjtë në histori të futbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat