Futbollisti 29-vjeçar arrin marrëveshjen me shkodranët

Futboll

Futbollisti 29-vjeçar arrin marrëveshjen me shkodranët

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 11:49
Futbollisti 29-vjeçar arrin marrëveshjen me shkodranët

Jo vetëm largime! Te Vllaznia janë duke punuar fortë edhe për merkaton në hyrje.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran bën me dije se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Fahrudin Djurdjeviç, i cili vjen nga radhët e Rabotniçkit, ku sezonin e kaluar shënoi 12 gola. 

29-vjeçari më herët është aktivizuar edhe në kampionatin, serb, boshnjak dhe çek, me skuadra si Spartak Subotica, Zvijezda, Varsndorf dhe Hardec.

Klubi shkodran bën me dije se sulmuesi do të bashkohet me kuqeblutë ditën e nesërme në Podgoricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat