Lojtari i ndeshjes dhe statistika të tjera nga ndeshja Spanjë – Poloni

Futboll

Lojtari i ndeshjes dhe statistika të tjera nga ndeshja Spanjë – Poloni

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 23:30
Lojtari i ndeshjes dhe statistika të tjera nga ndeshja Spanjë – Poloni

Një tjetër rezultat aspak i pritur erdhi për Kombëtaren e Spanjës në Euro 2020 e cila u ndal me barazim 1-1 pas atij pa gola në sfidën e parë kundër Suedisë.

Pas 90 minutave lojë, edhe pse asnjëra skuadër nuk e deshi rezultatin final, lojtari më i mirë ishte mbrojtësi i krahut të majtë të Spanjës Jordi Alba.

Si zakonisht, Spanja, njëjtë sikur me Suedinë e kishte posedimin e topit me 69 përqind kundrejt 31 të Polonisë.

Edhe sa i përket gjuajtjeve në portë Spanja ishte më e mirë me 11 gjuajtje kundrejt 5 sa i kishte Polonia.

Brenda portës shkuan 5 gjuajtje të Spanjës kur vetëm dy të Polonisë ishte brenda kuadratit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat