Ja me kë do të përballet Italia në fazën e eliminimit direkt të Euro 2020

Futboll

Ja me kë do të përballet Italia në fazën e eliminimit direkt të Euro 2020

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Kombëtarja e Italisë e mundi Uellsin me rezultat 1-0, me golin e realizuar nga Pessina dhe zuri vendin e parë në grupin A me pikë të plota (9), 7 gola të shënuar dhe 0 gola të pësuar.

Vëmendja e “Azzurrëve” është tek ndeshja e parë e fazës së eliminimit direkt dhe skuadra e Mancinit do të përballet me skuadrën e cila renditet e dyta në grupin C.

Me Holandën tashmë të kualifikuar dhe të sigurt për vendin e parë, do të jenë Austria dhe Ukraina që të garojnë për vendin e dytë në ndeshjen direkte të hënën më 21 qershor në ora 18.00. Raundi i 1/16 do të luhet të shtunën më 26 qershor në stadiumin “Wembley”, nga ora 21.00

Në rast të kalimit të raundit të dytë, Italia do të zhvendosej në Munih për çerekfinalet e planifikuara për 2 korrik në ora 21.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat