​Performoi shkëlqyeshëm ndaj Turqisë, këto janë fjalët e Xherdan Shaqirit

Futboll

​Performoi shkëlqyeshëm ndaj Turqisë, këto janë fjalët e Xherdan Shaqirit

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 21:18
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ishte lojtari kryesor i Zvicrës në fitoren vendimtare të Grupit A ndaj Turqisë e cila përfundoi me rezultat 2-1 ku Shaqiri realizoi dy gola dhe që ishin jashtëzakonisht të bukur.

Pas ndeshjes, Shaqiri tha se ishte shumë i lumtur me dy golat e tij.

“Jam i kënaqur me paraqitjen time, sidomos me golin e parë që e shënova me këmbën e djathtë. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që ndihmova ekipin me dy gola. Reaguam mirë pas humbjes me Italinë dhe jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në përgjithësi”, tha Shaqiri.

“Kjo ndeshje ishte vendimtare sot. Jam pak i zhgënjyer me golin që pranuam por edhe kundërshtarët kanë kualitet dhe mund të shënojnë në çdo moment. Ndoshta mund të shënonim edhe dy gola tjerë por e rëndësishme është që fituam”, përfundoi sulmuesi i Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat