Xherdan Shaqiri kaloi pritshmëritë e ish-selektorit të Kosovës: Luajti në mënyrë fantastike

Futboll

Xherdan Shaqiri kaloi pritshmëritë e ish-selektorit të Kosovës: Luajti në mënyrë fantastike

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 00:05
Xherdan Shaqiri

Paraqitja e sotme e Xherdan Shaqirit për kombëtaren e Zvicrës në EURO2020, ka tejkaluar pritshmëritë e Edmond Rugovës, ish-selektor i kombëtares së Kosovës në futboll.

Rugova derisa komentoi ndeshjen mes Zvicrës dhe Turqisë, u shpreh se nuk pret shumë nga zviceranët, sepse nuk dominojnë në pozitat tjera, megjithatë thotë në Evropianin Special, se Shaqiri shfaqi më shumë se sa e kishte pritur.

”Ai doli më shumë se sa unë kam pritur. Sot Shaqiri natyrisht luajti në mënyrë fantastike”, tha Rugova.

Mirëpo, Rugova mendon se Shaqiri nën udhëheqjen e tij mund të kishe më shumë liri në fushë.

”Ai do të pozicionohej aty ku ai dëshiron”,  u shpreh Rugova.

Megjithatë, ai nuk e sheh Zvicrën më larg se ky raund.

”Sinqerisht nuk pres më shumë nga zviceranët për fat të keq, sepse nuk dominojnë në pozita të tjera”, tha Rugova në Evropian Special.

Zvicra të dielën e mposhti Turqinë me rezultat 3-1, dy nga golat e zviceranëve erdhën nga Xherdan Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat