Pas rekordit historik/ Mancinin e kap koka tani dhe tregon arsyen

Futboll

Pas rekordit historik/ Mancinin e kap koka tani dhe tregon arsyen

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 08:18
Roberto Mancini

“30 ndeshje pa humbje? Është mirë të barazoj një legjendë si Pozzo, por ai ka trofe më të rëndësishëm se 30 ndeshjet, e lëmë këtë temë më mirë. Sot jam i lumtur sepse djemtë bënë shumë mirë, nuk ishte e lehtë sepse ishte shumë nxehtë”…

Roberto Mancini dhe Italia e tij kanë vendosur rekord të ri historik pasi kurrë më parë një skuadër nuk e kishte mbyllur me 9 pikë dhe zero gola të pësuar grupin.

Mancini më pas ndalet edhe te rekordi me 30 ndeshje pa humbje si Pozzo 82 vite më parë, ndërsa flet për rotacionin e bërë:

“Nuk u dallua shumë që kishim bërë 8 ndryshime. E merituam fitoren. Do të kisha bërë ndryshime edhe nëse loja do ishte vendimtare, më duhej forcë e freskët sot. Vështirësitë për të zgjedhur formacionin? Gjithmonë ka qenë problem, tani do jetë më e vështirë. Ka lojtarë që kanë kapur forma të mirë, do jetë zhgënyese të lë dike jashtë për atë që kanë dhënë deri më tani.

Të besosh te të gjithë është e rëndësishme. Chiesa? Me ne ka luajtur gjithmonë në të djathtë dhe ka shprehur formë të mirë. Prirem t’i ndryshoj krahët herë pas here për të vënë kundërshtarët në vështirësi”, u shpreh Mancini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat