​Calhanoglu braktisë Milanin për Interin, detajet e kontratës dhe numri i mundshëm i fanellës

Futboll

​Calhanoglu braktisë Milanin për Interin, detajet e kontratës dhe numri i mundshëm i fanellës

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:33
​Calhanoglu braktisë Milanin për Interin, detajet e kontratës dhe numri i mundshëm i fanellës

Hakan Calhanoglu po përgatitet të bëhet një lojtar i Interit. Sipas raporteve nga “Sky Sport” testet mjekësore të futbollistit turk janë caktuar për nesër.

Interi hyri fuqishëm në këtë operacion mbi të gjitha për shkak të situatës së lidhur me Christian Eriksen për të cilin ende nuk dihet nëse do të luajë sërish futboll.

Interi ka qenë në gjendje të futet midis negociatave me klube të tjera, përfshirë Milanin, dhe për të bindur lojtarin, të kërkuar nga Simone Inzaghi, me një kontratë deri në vitin 2024 për 5 milionë euro plus bonuse, përcjellë KosovaPress.

Calhanoglu mund të kthehet në Itali nga Baku tashmë gjatë ditës, ku ai është me Turqinë e cila tashmë është eliminuar nga Euro 2020.

Numri i mundshëm i fanellës së Calhanoglu mund të jetë 11 ose 21

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat