​Manchester City prezanton ofertën e parë konkrete për Harry Kane

Futboll

​Manchester City prezanton ofertën e parë konkrete për Harry Kane

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:07
​Manchester City prezanton ofertën e parë konkrete për Harry Kane

Kampioni i Anglisë Manchester City e ka paraqitur ofertën e parë konkrete në drejtim të Tottenhamit për sulmuesin Harry Kane.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, City ka ofruar 100 miliuonë funte për sulmuesin anglez por gjithashtu duke e lënë të hapur mundësinë që në marrëveshje të përfshihet edhe ndonjë lojtar tjetër i Cityt, përcjellë KosovaPress.

Raheem Sterling, Aymeric Lpaoirte dhe Gabriel Jesus janë emrat që mund të diskutohen si të mundshme për t’u bërë pjesë e këtij operacioni.

Tottenhami vazhdon të mos i pranojë ofertat e Cityt dhe kështu pritet të veprojë edhe me këtë të fundit pasi presidenti Daneil Levy dëshiron ta mbajë atë edhe më tutje në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat