Rrëfehet legjenda e Milanit, Nesta: Messi më shkatërroi mendërisht

Futboll

Rrëfehet legjenda e Milanit, Nesta: Messi më shkatërroi mendërisht

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:24
Lionel Messi dhe Alessandro Nesta

Legjenda italiane Alessandro Nesta e ka pranuar se edhe ai ishte në mesin e shumë mbrojtësve të botës që kanë vuajtur nga përballja me Lionel Messin, duke thënë se argjentinasit iu kishin dashur vetëm pak minuta për ta rrënuar mendërisht.

Ish-mbrojtësi i Milanit u përballë me Messin katër herë gjatë karrierës së tij, por një ndeshje në veçanti nuk do të fshihet nga kujtesa e tij kurrë.

Nesta dhe Messi u përballën në katër ndeshjen në sezonin 2011/12, pasi Milani dhe Barcelona u takuan në fazën grupore dy herë dhe pastaj në çerekfinale dy herë tjera në garën më të madhe evropiane për klube.

Në ato ndeshje kundër Nestas, Messi e kishte shënuar një gol në fazën grupore dhe dy në ndeshjen e kthimit çerekfinale.

 “Në minutën e 10 unë e godita atë dhe u rrëzova në tokë i rraskapitur dhe po i shikoja yjet në qiell”, tha Nesta.

“Pastaj, ai ma zgjati dorën për të më ndihmuar të ngrihem në këmbë. Unë isha në tokë dhe, kur i hapa sytë pak sekonda më vonë, e pashë fytyrën e tij dhe dorën që ma kishte zgjatur për të më ndihmuar të çohem. Kjo më shkatërroi mendërisht”, tregoi Nesta.

“Ajo që më rrënoi ishte fakti se ai më iku 10 herë në 10 minutat e parë dhe unë nisa të ndihesha si 37-vjeçar”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat