Cristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord, këtë herë me numrin e ndjekësve në Instagram

Futboll

Cristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord, këtë herë me numrin e ndjekësve në Instagram

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 06:59
Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, të premten u bë personi i parë në botë që arriti në 300 milionë ndjekës në Instagram.

Edhe me ekipin kombëtar të Portugalisë, arritjet e Ronaldos janë të pashembullta. 36-vjeçari është lojtari më i mirë i vendit me 106 gola në emër të tij.

Një studim i vitit të kaluar tregoi se çdo postim i sponsorizuar në llogarinë e Ronaldos vlen pothuajse 900.000 euro.

Të ardhurat e tij arritën në 48 milionë euro vetëm për fotot e ngarkuara në rrjetin social të lartpërmendur, një shumë që e tejkalon pagën e tij të Juventusi-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat