Di Marzio nuk jep një emër skuadre vetëm përmend De Biasin

Futboll

Di Marzio nuk jep një emër skuadre vetëm përmend De Biasin

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 18:04
Di Marzio nuk jep një emër skuadre vetëm përmend De Biasin

Eksperti italian, Xhanluka Di Marzio ka hedhur një hipotezë të bujshme duke përmendur emrin e trajneri Xhani De Biasi si trajnerin e ardhshëm të një skuadre në Serinë A.

Sipas mediave italiane, prioritet për momentin mbetet Sampdoria e cila është vënë në kërkim të një trajneri pas mbylljes së kontratës ne Klaudio Ranierin dhe drejtori sportiv i xhenovezëve, Karlo Osti ka një pëlqim të hershëm për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare.

Por në videon e postuar në rrjetet sociale, Di Marzio nuk jep një emër skuadre vetëm përmend De Biasin.

Kështu që ai ka krijuar një iluzion tek tifozët italian të cilët në komente nuk ngurojnë të thërrasin teknikun italian në skuadrat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat