​Beteja finale e “Grupit të Vdekjes”, Portugali – Francë, formacionet e mundshme

Futboll

​Beteja finale e “Grupit të Vdekjes”, Portugali – Francë, formacionet e mundshme

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Në stadiumin “Pushkas Arena” në Budapest sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet sfida më e rëndësishme e Grupit F ndërmjet Portugalisë dhe Francës ku edhe do të përcaktohet se cila prej këtyre dy kombëtareve do të vazhdojë tutje në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian.

Me katër pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve të para, Franca e kryeson Grupin F, kurse Portugalia renditet në vendin e tretë më tri pikë por që ka pikë të barabarta me Gjermaninë e vendit të dytë.

Nëse Gjermania e mposht Hungarinë, atëherë njëra nga këto dy kombëtare të mëdha si Portugalia dhe Franca do të duhet të pres mundësinë që të kualifikohet nga pozita e tretë.

Këto janë formacionet e mundshme:

Portugali: (4-2-3-1): Patricio; Semedo, Pepe, Dias, Guerreiro; Carvalho, Pereira; Silva, Fernandes, Jota; Ronaldo

Francë: (4-1-2-1-2): Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Kante; Pogba, Rabiot; Griezmann; Benzema, Mbappe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat