Rosi: Franca dhe Portugalia janë skuadra me individë më të mirë

Futboll

Rosi: Franca dhe Portugalia janë skuadra me individë më të mirë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:54
Rosi: Franca dhe Portugalia janë skuadra me individë më të mirë

Trajneri i skuadrës së Hungarisë, italiani Marko Rosi e komentoi kështu përballjen me Gjermaninë.

“Po luajmë me tri skuadra që më shumë do të shkojnë në gjysmëfinale dhe ndoshta dhe në finale. Grupi ynë është quajtur grupi i vdekjes. Teorikisht askush nuk mendonte që ne do të ishim një kockë e fortë”.

“Hungaria e arriti objektivin e saj që kur u kualifikua për në Europian. I thashë skuadrës se presioni nuk duhet të ekzistojë te ne, por tani jemi këtu, matematikisht kemi shanset tona për të bërë mrekullinë. Në Mynih do të japim gjithçka, pasi nuk kemi çfarë humbim. Europianin tonë e kemi fituar”.

Janë ndoshta skuadra më e fortë në grup për sa i përket mënyrës së lojës dhe organizimit.

Franca dhe Portugalia janë skuadra me individë më të mirë, por me sa kam parë, gjermanët janë më shumë një skuadër dhe kjo e bën akoma më të vështirë për ne. Gjithsesi, ne do të provojmë, pasi ashtu siç e thashë, edhe mënyra e lojës sonë ngjason me të tyren edhe pse jemi shumë prapa për sa i përket kualitetit te lojtarëve”,. tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat