Meunier: Jemi në shekullin e 21-të, idetë mesjetare kanë kaluar tashmë

Futboll

Meunier: Jemi në shekullin e 21-të, idetë mesjetare kanë kaluar tashmë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 19:26
Meunier: Jemi në shekullin e 21-të, idetë mesjetare kanë kaluar tashmë

Thomas Meunier, mbrojtës krahu i Belgjikës, ka kritikuar në konferencë për shtyp vendimin e UEFA-s për të ndaluar ndriçimin e Allianz Arena me ngjyrat e ylberit me rastin e ndeshjes Gjermani-Hungari.

“Jemi në shekullin e 21-të, idetë mesjetare kanë kaluar tashmë.

Është koha të pranohen njerëzit si janë. Nuk mjafton të vendosësh një ‘Jo racizmit’ ose gjëra të tilla, duhet bërë më shumë”, ka thënë Meunier.

“Mendoj se ka shumë njerëz që kanë frikë të marrin vendime të forta. Problemi është mentaliteti. Do të ishte shumë e guximshme për lojtarët homoseksualë të dilnin hapur. Megjithatë, unë i këshilloj të mos e bëjnë”, ka vazhduar belgu.

“Njerëzit janë injorantë. Në skuadrat e futbollit njoh lojtarë që do të refuzonin të rrinin bashkë me një person homoseksual, edhe po të ishte një shok skuadre. Mentaliteti nuk është zhvilluar akoma aq sa duhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat