Busquets emocionohet pasi Spanja e kaloi grupin në Euro 2020

Futboll

Busquets emocionohet pasi Spanja e kaloi grupin në Euro 2020

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 09:59
Sergio Busquets

Sergio Busquets nuk ka qenë në gjendje t’i përmbajë emocionet pas fitores së Spanjës 5:0 kundër Sllovakisë, në të cilin ai ishte lojtari më i mirë i ndeshjes duke i ndihmuar ekipit të vet të mbetet në Euro 2020.

Mesfushori i Barcelonës mungoi në dy ndeshjet e para të Spanjës dhe nuk stërviti me skuadrën për shkak se u infektua me COVI-19.

Por në rikthimin dhe ndeshjen e parë në Euro 2020, Busquets në rolin e kapitenit shkëlqeu duke i ndihmuar Spanjës të kalojë në rrethin e 16 më të mirëve, ku do të përballet me Kroacinë.

“Të gjithë jemi të ngazëllyer sot. Ne dhe tifozët”, tha Busquets me lot në sy.

“Kam kaluar nëpër një kohë shumë të vështirë. I kalova 10 ditë në shtëpi, nuk e dija nëse do të mund të kthehesha në skuadër”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat