I aktivizuar titullar te Danimarka në mungesë të Christian Eriksenit

Futboll

I aktivizuar titullar te Danimarka në mungesë të Christian Eriksenit

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 13:30
I aktivizuar titullar te Danimarka në mungesë të Christian Eriksenit

Mikkel Damsgaard është një nga futbollistët, që kanë spikatur më shumë gjatë Euro 2020.

I aktivizuar titullar te Danimarka në mungesë të Christian Eriksenit, që pati probleme serioze me zemrën në ndeshjen e parë me Finlandën, mesfushori i Sampdorias ka bërë përshtypje me performancat e tij në dy takimet pasuese, kundër Belgjikës dhe Rusisë, madje në takimin e fituar 4-1 përballë rusëve realizoi golin që zhbllokoi takimin.

Mediet në vendin e tij sigurojnë që këtë verë ai do të shndërrohet lojtari më i shtrenjtë danez në histori. Rekordin e mban Joachim Andersen, i blerë për 25 milionë euro nga Olimpiku i Lyonit në verën e vitit 2019.

Tottenham dhe West Ham janë në kërkim të Damsgaard, Milani gjithashtu, që po përpiqet ta bindte falë insistimit të kapitenit të skuadrës, Simon Kjaer, bashkëkombës i 20-vjeçarit të formuar në radhët e Nordsjælland, vlera e kartonit e të cilit ka shkuar nga 30-40 milionë euro. 

Trajneri i Danimarkës, Hjulmand, është i magjepsur nga cilësitë e 20-vjeçarit, që e etiketon “Damsinho”. Mediet italiane kanë shkruar madje që sulmuesi i talentuar është në orbitën e Barcelonës.

Kampionati Europian po rezulton vitrinë e shkëlqyer për talentin danez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat