Donnarumma vendosi një rekord fantastik

Futboll

Donnarumma vendosi një rekord fantastik

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:36
Gigio Donnarumma

Italia fitoi dje kundër Austrisë me rezultat 2-1, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Serisë prej 10 ndeshjeve pa shënuar gol i dha fund Austria e cila gjeti rrugën drejt golit në portën e Donnarummas.

Pavarësisht se pësoi gol, portieri italian, Donnarumma vendosi një rekord në ndeshjen e mbrëmshme me “Azurrët“.

Numri 1 i italianëve arriti të mbajë portën e paprekur deri në minutën e 115’të të ndeshjes duke thyer kështu një rekord pasi mbajti portën e paprekur për 1168 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat