Suedia vazhdon të mahnisë në këtë Europian

Futboll

Suedia vazhdon të mahnisë në këtë Europian

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:53
Suedia vazhdon të mahnisë në këtë Europian

Suedia vazhdon të mahnisë në këtë Europian, edhe pa kampionin e saj më të madh, Ibrahimovic. Skuadra skandinave fitoi grupin e saj, duke lënë pas Spanjën, dhe tani sfidon Ukrainën e Shevchenkos për kalimin në çerekfinale.

Ukraina ka treguar ulje dhe ngritje deri më tani, duke ardhur në 1/8 finale të “Euro 2020” si një nga të tretët më të mirë. Malinovskyi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë treguar se mund të shënojnë ndaj kujtdo,.

Kjo është ndeshja e pestë midis Suedisë dhe Ukrainës, me fitoren e vetme të ekipit nordik, që daton në miqësoren e gushtit 2011. Nga ana tjetër, një barazim dhe dy fitore për kombëtaren nga Kievi. Në “Euro 2020”, të dyja kombëtaret kanë shënuar nga katër gola.

Andersson duhet të konfirmojë Kulusevski nga minuta e parë në vend të Quaison, me Isak në krah të tij. Larsson dhe Forsberg në krahët e mesfushës, në qendër dyshja Olsson dhe Ekdal. Midis shtyllave të portës do të jetë Olsen, me prapavijën e përbërë nga Lustig, Lindelof, Danielson dhe Augustinsson.

Shevchenko nuk mund të llogarisë Zubkov, ndërsa Marlos është në balotazh me Shaparenko për një vend në sulm, repart i cili do të kompletohet nga Yarmolenko dhe Yaremchuk. Në mesfushë ka vend për Zinchenko, Sydorchuk dhe Malinovskyi. Buschchan do të jetë në portë si zakonisht, ndërsa Karavaev, Zabarnyi, Matviyenko dhe Mykolenko do të luajnë në mbrojtje.

Ja formacionet e mundshme:
SUEDIA (4-4-2): Olsen; Lustig, Lindelöf, Danielson, Augustinsson; S. Larsson, Olsson, Ekdal, Forsberg; Kulusevski, Isak.
UKRAINA (4-3-3): Buschchan; Karavaev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Malinovskyi, Sydorchuk, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk, Shaparenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat