Cannavaro: Këta dy futbollistë mund ta ndalin Lukakun!

Futboll

Cannavaro: Këta dy futbollistë mund ta ndalin Lukakun!

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:45
Fabio Cannavaro

Fabio Cannavaro, ish mbrojtësi i njohur italian ka parashikuar sfidën Itali-Belgjikë.

Ndeshja mes Belgjikës dhe Italisë do të zhvillohet në “Allianz Arena” të premten me 2 korrik nga ora 21:00.

Cannavaro beson se Chiellini dhe Bonucci mund ta ndalin Lukakun të premten.

“Chiellini dhe Bonucci tashmë treguan në kampionat se Lukaku mund të ndalet, por Acerbi gjithashtu di të bëjë të tijën. Kjo nuk është Belgjika me të cilën u përballëm në vitin 2016, por një grup plotësisht i pjekur, ndër favoritët për fitoren finale”, tha Cannavaro për Gazetta Dello Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat