Joao Felix thërret yllin e Portugalisë pas super Europianit

Futboll

Joao Felix thërret yllin e Portugalisë pas super Europianit

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 18:14
Joao Felix

Joao Felix nuk ka zhvilluar një Europian të mirë, shkak edhe mungesat e shumta në sajë të dëmtimeve dhe një forme të luhatur edhe gjatë sezonit.

Ylli i Atletico Madrid ka nisur pushimet dhe shpresohet që vitin tjetër të jetë më gati dhe të bëjë diferencën te colchoneros që e paguan gati 121 mln euro.

Ndërkohë, ai përfiton për të bërë “merkaton”… Si? nga rrjetet sociale, natyrisht.

Kështu, në postimin e Renato Sanchez nga avioni privat teksa do të udhëtojë për të pushuar, Felix ka komentuar “eja te Atletico”, ndërsa ylli i Lille dhe fitues i Ligue 1, që zhvilloi super Europian, e ka kthyer me një shikim disi misterioz…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat