Vazhdon puna intensive në stadiumin “Zahir Pajaziti”, dalin pamjet e fundit

Futboll

Vazhdon puna intensive në stadiumin “Zahir Pajaziti”, dalin pamjet e fundit

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 22:38
“Zahir Pajaziti”

Po vazhdon puna intensive në përgatitjen e terrenit të ri në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Llapit. 

Llapjanët e kishin fushën me bari artificial, por prej sezonit të ri do të jetë natyral.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Llapit, është njoftuar se përfundimit të sistemit të ujitjes dhe drenazhimit sot filloi edhe vendosja e zallit – shtresa e parë.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi: 

Pas përfundimit të sistemit të ujitjes dhe drenazhimit sot filloj edhe vendosja e zallit – shtresa e parë, dinamika e punimeve e jashtëzakonshme falë punëtorëve të kompanisë N.N.SH “Batatina” dhe stafit menaxherial të saj punimet po shkojnë me ritëm shumë të shpejtë.

Pamje nga stadiumi “Zahir Pajaziti”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat