KF Ballkani: Nuk ka më vend për zhgënjime 

Futboll

KF Ballkani: Nuk ka më vend për zhgënjime 

Nga: K.G. Më: 6 korrik 2021 Në ora: 13:56
KF Ballkani: Nuk ka më vend për zhgënjime 

Ballkani nga Theranda objektivat i ka të qarta për edicionin e ri, luftojnë për titull dhe për Kupën e Kosovës.

Kryetrajneri i ri, Bekim Isufi, ka nisur përgatitjet me Ballkanin.

“Ekipi i është rikthyer ditën e djeshme fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2021/22. 

Me ndryshime të pakta në merkaton e verës, skuadra ka kryer stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Bekim Isufi i cili do të jetë timonieri i skuadrës. 

Para stërvitjes, ekipi së bashku me kryesinë e klubit kanë organizuar edhe një mbledhje, ku para skuadrës janë prezantuar pikërisht trajneri, drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe Drejtori i përgjithshëm i klubit, Shyqyri Hoxha - Lindi. 

Besimi në skuadër dhe klub është i madh se nuk ka më vend për zhgënjime. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, njofton KF Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat