Futbollisti i Prishtinës: Rezultati nuk ishte pasqyrë reale e ndeshjes

Futboll

Futbollisti i Prishtinës: Rezultati nuk ishte pasqyrë reale e ndeshjes

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:38
Futbollisti i Prishtinës: Rezultati nuk ishte pasqyrë reale e ndeshjes

Prishtina pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Ferencvaros në Budapest të Hungarisë, në kuadër të eliminatorëve të rrethit të parë të Champions League në futboll.  

Flet kapiteni, Lorik Boshnjaku, i cili megjithëse kishte zgjatje para ndeshjes, ia doli të kishte paraqitje mbresëlënëse për 70 minuta sa luajti

"Po, isha në mëdyshje dhe deri në nxemje para lojës nuk e kisha të çartë nëse do të mundja të paraqitesha në ndeshje. Megjithatë, një ndeshje si kjo nuk duhej të humbisja dhe normalisht kisha dëshirë të gjendesha pran ekipit.

Në përgjithësi e vlerësoj si ndeshje shumë të mirë të interpretuar nga ne. Skuadra dh maksimumin, por  na mungoi paksa eksperienca dhe përqendrimi në fundin e ndeshjes.  Them të drejtën rezultati nuk ishte pasqyrë reale e ndeshjes.

Pas një jave, po me të njëjtin entuziazëm të madh e presim ndeshjen e dytë. Ne tani më s'kemi çfarë të humbim veçse të japim më të mirën dhe të shpresojmë në rezultat sa më pozitiv. Do të jetë e vështirë të përmbysim rezultatin, por jo e pamundur", tha Boshnjaku për faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat