Media italiane: Kjo kombëtare nuk ka nevojë për ndihma

Futboll

Media italiane: Kjo kombëtare nuk ka nevojë për ndihma

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:28
Media italiane: Kjo kombëtare nuk ka nevojë për ndihma

E ndërsa në mediat angelze ka shpërthyer euforia për arritjen më në fund të Tre Luanëve në një finale Europiane, me tituj nga më bombastikët e deri diku të ekzagjeruar, Italianët i druhen një mbështetje politike për Anglinë, në prag të finales së madhe të Euro 2020, aq sa edhe një prestigjioze si Gazzetta Dello Sport, e përditëshme që nuk është në ndjekje të sensacionit por ndër më korrektet në Europë del me një artikull të titulluar, “Itali Kujdes!

Anglia ka në favor erën (politike) teksa shkruan: Në Europianin e organizuar për përdorim dhe konsum të Anglisë, nuk ështtë për tu surprizuar fakti se është një penallti shumë bujare ajo që shtyn skuadrën e Southgate drejt finales së parë në një turne madhor pas plot 55 vjetësh.

Mëkat, pasi kjo kombëtare nuk ka nevojë për ndihma, por ajo që ka ndodhur këtë muaj, me Uefa-n që injoroi apelin e dy qeverive dhe thirrjen e alarmit të lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, të bën të kuptosh se cfarë atmosfere ekziston.

Mes Anglisë, dhe një titulli të paralajmëruar, në një turne të luajtur në shtëpi, tani është Italia që ka të drejtë të shqetësohet. të kaltërit konsiderohen të paarritshëm, dhe Mancini duhet të ketë parasysh dy gjëra, kundërshtarin dhe erën politike.

Duke kujtuar se cfarë ndodhi në orët e tentativës për grusht shteti ndaj Uefa-s nga Superliga, kryeministri britanik Boris Johnson hyri në histori si njeriu që shpëtoi futbollin europian nga një shkëputje e rrezikshme. Një  efekt shpërblimi qëndron në llogjikën e gjërave, Gazzetta shkruan se ndoshta italianët mendojnë keq e bëjnë mëkat, por më mirë kështu se sa të duken si budallenj. Europiani i thotë lamtumirë Danimarkës, që ishte paksa kombëtarja e të gjithëve pas episodit të pafat për Eriksen, dhe meriton duartrokitje.

Vlerësimi nuk shpjegohet vetëm por afeksionin por edhe për aspektin teknik, skuadra e Hjulmand coi Anglinë në kohën shtesë, duke u përgjigjur goditje pas goditjeje dhe në disa faza duke vënë në vështirësi zotërinjtë e Wembley-t, nuk meritonte të humbiste për një penallti që nuk ekzistonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat